Monika Kryemadhi ka paguar 290 mijë euro shpenzime për trajtime estetike, në San Marino

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi janë paditur sërish në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Paditës është avokati Idajet Beqiri, i cili e akuzon çiftin se kanë fshehur të ardhurat e kanë shpenzuar shuma të mëdha parash për operacione plastike.

Sipas tij, Kryemadhi ka kryer trajtime estetike me vlere rreth 290 mijë euro në një klinikë private në San Marino. Transferta e pagesës mban datën 4 qershor 2018 dhe është paguar, sipas paditësit, nga një bankë offshore e shtetit të Qipros.

Ndërsa Meta, sipas Beqirit, në vitin 2013-2014 ka bërë një ndëryrje kriurgjikale për t’u dobësuar në spitalin e Vjenës, por nuk ka deklaruar asnjë shpenzim për këtë fakt në deklaratat periodike të ILDKPI.