Monika Salihu: Mbrëmjen që jam eliminuar, nuk erdhi askush nga familjarët të më merrte

INA
INA

06/12/2023

Këngëtarja e njohur shqiptare, Monika Salihu, ishte e ftuar në emisionin e pasdites në Klan Kosova, “Ora e Pasdites”.

Gjatë intervistës, ajo shpalosi përvojat dhe sfidat që hasi gjatë qëndrimit të saj që zgjati për një muaj të plotë.

Monika pati rastin të shprehej mbi dinamikat e ndërlikuara, jetën e përditshme dhe marrëdhëniet brenda shtëpisë së survejuar me kamera, të cilat mbajnë përbrenda një grup të madh personazhesh publike.

Veçanërisht prekëse ishte rrëfimi i saj për mbrëmjen kur u eliminua nga programi. Monika, e cila është vajza e Azis Salihut – një legjendë e boksit shqiptar – rrëfeu një situatë të pazakontë që ndodhi pas daljes nga shtëpia e BBVK.

“Po prisja aty te Klani dhe mendova nëse dikush do të vinte të më merrte”, tregoi ajo, duke shtuar se më vonë mësoi se bashkëshorti i saj, Ylberi, kishte qenë në gjumë.

Për fat të mirë, një shofer nga stafi i televizionit erdhi në ndihmë dhe e shoqëroi atë pas përfundimit të emisionit.

“Por vajza e dëgjoi emrin tim kur hyra në shtëpi (ishte ora 2:30-3:00) dhe më tha ‘Mami a je ti njëmend’. Se nuk e ka pritur që ndoshta dalë, më kishte shikuar deri në 12 pastaj e kishte zënë gjumi”, tha Salihu.

https://gazetablic.com/monika-salihu-mbremjen-qe-jam-eliminuar-nuk-erdhi-askush-nga-familjaret-te-me-merrte/

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Screenshot_2024-03-02-14-56-23-976_com.android.chrome-edit

Agravon debati mes Ilnisës dhe Eglës: “Je sjellë si copë m*** “!

arbbb

Ky postim i Arbana Osmanit do t’ua mbushë sytë me lot

bardhi

Bardhi imiton Erjolën, banorët shkrihen duke qeshur (video)

rike meriton

Degradon debati mes Rikes dhe Meritonit, ky i fundit heq rripin e pantallonave

eros grezda

Ndahet pas një viti martese futbollisti i Kombëtares: Shkak tradhtia (FOTO)

besi xhensila

Xhensila Myrtezaj dedikim Besit pas ndarjes: Doje t’ më jepje mbiemrin…

mihrije braha

Mihrija gati të bëhet gjyshe, por nuk e ka lëshuar aspak veten, po duket tamam si nuse

ledri vula

Klubi i madh spanjoll hap sondazh me këngën e Ledri Vulës

Adelina-Ismajli-600x360

RTK ndërpret transmetimin e emisionit të Adelina Ismailit

INFO

NA NDIQ