Monika, vajza e bokserit të njohur kosovar, Aziz Salihut së fundmi ka folur rreth shqetësimeve karshi fjalëve që dëgjon për babanë e saj.Ajo kritikoi qasjen e komentuesve në rrjete sociale, teksa shtoi se shumica e njerëzve që e përjetojnë depresionin, vuajnë pikërisht nga këto lloje të komenteve.
“Gjithkush i ka mendimet e veta, shijet e veta, gjithkush me na dashtë s’është interesant. S’mujnë me të dashtë, por me u çu një mëngjes, në retë e tyre të zeza, pa disponim, me i pa t’u të sha në nënë, në babë, në far…Kemi marrë shumë guxim me sha ose me ofendu dikë. E kam një njeri që është ambasador jo veç i sportit, por i suksesit. E ka shkelë pak shumë ky vendi jonë”, u shpeh ajo.