“Monstra”, Aziri: Supremja na dënoi me urdhër të kryeminsitrit Kovaçevski

INA
INA

04/10/2023

Fejzi Aziri, i dënuar në rastin “Monstra” me 15 vite burg, ka akuzuar kryeministrin Dimitar Kovaçevski se ka ndikuar që Gjykata Supreme të hedh poshtë ankesat e të dënuarve për vrasjen e pesëfishtë në afërsi të Liqenit të Smilkovës në vitin 2012 dhe ta lë në fuqi aktvendimin e Gjykatës së Apelit.

Supremja vendimin e tillë e ka marrë muajin e kaluar, ndërsa Aziri thotë se drejtësinë do ta kërkojë në Gjykatën evropiane për të drejtat e njeriut, në Strazburg.

“Ne jemi të zhgënjyer fillimisht nga politika maqedonase sepse maqedonasit gjithmonë “lahen” me rastin “Monstra”. Zoran Zaevi tha këta janë të pafajshëm, flenë të pafajshëm në burg, kur erdh rasti tani, ka intervenuar direkt Kovaçevski që të na vërtetohet dënimi në shkallën e tretë, në supreme sepse kryetarja e gjykatës supreme i ka thënë avokatit tim ende pa e marrë lëndën për ta parë se çka shkruan aty, i ka thënë se nëse vjen tek unë kam për ta vërtetuar. Dmth ajo e ka marrë porosinë për ta vërtetuar këtë lëndë. Por ne nuk do t’i humbin shpresat kemi me procedur në Strazburg”, tha Aziri në një intervistë në Alsat.

Edhe avokati Naser Raufi, ditë më parë, tha se vendimi i Supremes për të hedhur poshtë ankesat e dënuarve është i padrejtë.

“Ne do të aplikojmë te Gjykata e Strasburgut, kemi afat për pranimin e aktgjykimit prej 4 muaj për aplikim. Dhe mendoj qe këtu flagrante është dhe është dëshmuar se është thyer edhe mbrojtja, në shumë momente në shumë stadiume te gjykimit…Edhe para 11 viteve kur filloi kjo lëndë, te jemi te qarte se kishim dëshmi për këtë lëndë se këta nuk ishin fajtorët, kjo lëndë nuk do te zgjaste 11 vjet. Do te kryhej për 1 vjet ose 2 vjet. Vetë fakti që një dekadë bën rasti, tregon se është rast klasik i montuar”, tha Naser Raufi, avokat.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

besim-hoda

Hoda: BDI i ka harruar ushtarët e UÇK-së

IMG_7409

Si më prezantoi këmbimin e territoreve Hashim Thaçi, plani ishte i Edi Ramës dhe Baton Haxhiut” – Agim Bahtiri rrëfen detaje

Talat Xhaferi3

Talat Xhaferi: Ja deri kur dhe si do të jem si kryeministër

Leonard ademi

Vëllau i Liridonës: Shumë njerëz po na ofrojnë informacione rreth vrasjes së Liridonës tonë/ Ja ҫfarë thotë për këto informacione

f4369ab0-8bde-455d-8ade-31568e4496cf

Artisti Mustafa Imeri-Tafa i bashkangjitet Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit

muamer

Racizmi i prindërve maqedon ndaj nxënësve shqiptarë

Screenshot_2023-12-11-16-52-33-840_com.instagram.android-edit

Luizi fillon një projekt të madh në Shkup (video)

policia-kosoves

Kosovari erdhi për dasmën e vëllait, hodhi nga kati i 6-të i hotelit të dashurën argjentinase (FOTO)

Jeton Shaqiri

Shaqiri: Rasti me shkollën në Çashkë tregon se ende nuk mundemi të flasim për integrim ndëretnik në arsim

INFO

NA NDIQ