Rasti “Monstra”, burgim të përjetshëm për tre të akuzuar

Afrim Ismailoviq dhe Alil Demiri, denohen me burg të përjetshëm. Agim Ismailoviq poashtu me burg të përjetshëm. Haki Aziri, 9 vite vite burg. Fejzi Aziri me 15 vite burg. Ndërsa Sami Luta u lirua, raporton SHENJA.

Në fillim gjykatësi sqaroi literaturën juridike se çfarë pëson për personat që kryejnë vepër penale, e sidomos vepër terrorizëm për të cilën parashihet dënim prej 10 vite burg deri ne burg të përjetshëm përshkak të rrezikimit të sigurisë publike dhe krijimin e ndjenjës së pasigurisë tek qytetarët. Më tej tregoi se çka parashihet edhe për ato që e fshehin kryerjen e një vepre penale si dhe ata që e ndihmojnë kryerjen e saj.

Gjykatësi Ognen Stavrev tha se praktika gjyqësore nuk lejon që të përdoret termi “vepër e thjeshtë penale, pasi këtu bëhet fjalë për “Vrasje monstruoze dhe likuidim i fëmijëve”, gjegjësisht marrje jetësh.

Familjarët e viktimave që nuk kishin dashur t’i dëgjojnë fjalët përfundimtare të këtij rasti, sot nën petkun e zi të rrobave që e kanë pasur pothuajse si kod veshje që nga fillimi i seancave gjyqësore, kishin ardhur për ta dëgjuar vendimin me veshët e tyre. /SHENJA/