“Monstra”, ja dëshmia e Ismailoviqit

0

I akuzuari Agim Ismailoviq i cili po merret në pyetje nga gjykata dhe prokurorja Fatime Fetai, tregonte se si e kanë arrestuar. Ismailoviq mohon të ketë patur çfarëdo lidhje me rastin. Tregoi se e kanë torturuar në stacion policor dhe i kanë thënë të pranojë se e ka bërë veprën.

“Nuk kam dashur të nënshkruajë letrat që mi dhanë më zor. Më thanë nëse nuk nënshkruaj nuk do të dalë prej aty. Pastaj pas 24 orësh më kanë sjellë në gjykatë. Më thanë me ligj është që të heshtësh. Prandaj s’kam folur”, i tha Ismailoviq gjykatës, raporton SHENJA.

Fetai e pyeti Agimin nëse e din vendndodhjen e vëllait Afrim Ismailoviq. I kërkoi adresë banimi. Por Agimi tregoi vetëm se jeton në Prishtinë dhe adresën ua din policia e Kosovës. Agimi shpjegoi se vetëm Fejzi Azirin nuk e ka njohur ndërsa të tjerët i kishte njoftuar nëpërmjet vëllait të tij.

Komentet

komentet