Rasti “Monstra”, në shtator vendimi i Gjykatës Supreme

Picture of ina-online
ina-online

14/06/2023

“Nuk pres mëshirë, por drejtësi”, tha i dënuari me burg të përjetshëm në rastin “Monstra”, Agim Ismailoviq në seancën e fundit në Gjykatën Supreme para marrjes së vendimit përfundimtar nëse kjo lëndë do të kthehet në ri-gjykim ose jo, përcjell Alsat.

Avokati Naser Raufi tha se përkundër faktit që Prokuroria nuk duket bashkëpunuese dhe kërkon të refuzohen ankesat, ka një sërë dëshmish që ky rast është tërësisht i montuar.

“Presim që edhe këtë radhë gjykata Supreme ta rikthejë këtë rast, pasi në këto gjykime që ishin deri tani, kishim edhe një poentë plus ne si mbrojtje por edhe të dënuarit, që ishte referimi i grupit të ekspertëve, ku praktikisht ato konstatuan se këto ekspertiza që janë bë, janë të falsifikuara, këtë e kemi prej grupit të ekspertëve, jo prej palës mbrojtëse. Ndërmjet tjerave, edhe diçka shumë kruciale dhe kryesore, ky grup konstaton që nuk kanë pasur urdhër prej gjykatësit të hetimit për marrjen e provave, pra diçka e paparë deri tani,” deklaroi avokati Raufi.

Sipas tij, ekspertizat për këtë rast janë kryer në kundërshtim me dispozitat ligjore dhe s’mund të kenë vlerë juridike, për këtë arsye kërkoi që nëse lënda kthehet në ri-gjykim, ekspertizat të realizohen nga ekspertë ndërkombëtar.

Raufi bashkë ma avokatët e tjerë mbrojtës u ankuan se ju është shkurtuar e drejta për seancë publike në Gjykatën e Apelit, ndërsa thanë se prokurori Lubomir Jovevski në deklarata për mediat, ka shkelur prezumimin e pafajësisë duke i shpallur ata të fajshëm, ende pa u shpallë aktgjykimi.

Gjykata në fillim të seancës së sotme njoftoi palët që është refuzuar ankesa e avokatëve të të dënuarve për largimin e dy anëtarëve të Këshillit Gjykues ndërsa Prokuroria i hodhi poshtë deklaratat e avokatëve mbrojtës, theksuan se vrasja është kryer me qëllim që të shkaktohet ndjenjë pasigurie dhe frikë te qytetarët. “Monstra” fillimisht u rikthye në shkallën e parë në vitin 2017. Për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës u shpallën fajtorë gjithsej 5 persona. Alil Demiri, Afrim Ismailoviq dhe Agim Ismailoviq, dy prej të cilëve ndodhen në arrati në Kosovë ndërsa u dënuan me burg të përjetshëm për “terrorizëm”, Fejzi Aziri u dënuar me 15 vjet burg për “ndihmë” ndërsa Haki Aziri me 9 vite burg, gjithashtu për “ndihmë”, kurse i akuzuari Sami Luta u shpall i pafajshëm. /Alsat.mk

TË FUNDIT
2 orë
Taravari: Shqiptarët do të kenë kryeparlamentarin e gjashtë ministri (VIDEO)
3 orë
Salihu mbështetje nga bashkëatdhetarët në Padova
5 orë
VLEN: Ali Ahmeti e ka humbur kontrollin, i bëjmë thirrje të bëhet opozitë konstruktive
6 orë
Gashi për bisedimet me VMRO-në për qeveri: Bukur mirë, në rrugë të mbarë
7 orë
Kurti priti krerët e koalicionit VLEN, i uroi për fitoren dhe rezultatin zgjedhor

ME TE LEXUARA

16 orë
Mosanëtarësimi në KiE, Kurti flet me ambasadorin britanik – e falenderon Mbretërinë e Bashkuar për qëndrimin e mbajtur dje
7 orë
Kurti priti krerët e koalicionit VLEN, i uroi për fitoren dhe rezultatin zgjedhor
14 orë
Ekskluzive: Krerët e VLEN-it sot takohen me Albin Kurtin në Prishtinë
6 orë
Gashi për bisedimet me VMRO-në për qeveri: Bukur mirë, në rrugë të mbarë
12 orë
Zyrtari i policisë së Maqedonisë kapet duke marrë 12 mijë euro ryshfet

LEXO MË SHUMË

Arben Taravari

Taravari: Shqiptarët do të kenë kryeparlamentarin e gjashtë ministri (VIDEO)

IMG_2207

Salihu mbështetje nga bashkëatdhetarët në Padova

vlen gashi kasami mexhiti taravari

VLEN: Ali Ahmeti e ka humbur kontrollin, i bëjmë thirrje të bëhet opozitë konstruktive

Screenshot-31

Gashi për bisedimet me VMRO-në për qeveri: Bukur mirë, në rrugë të mbarë

IMG_2195

Kurti priti krerët e koalicionit VLEN, i uroi për fitoren dhe rezultatin zgjedhor

Gordana Siljanovska Davkova

Presidentja e sapozgjedhur nisi me zgjedhjen e stafit, sa kuadro shqiptare do jenë?!

aleksandar dashtevski kshz

Më 22 maj do të votohet sërish në Maqedoninë e Veriut, KSHZ tregon në cilat vendvotime

Screenshot_2024-05-18-15-32-20-219_com.android.chrome-edit

Fronti Europian mund t’i humbë dy deputetë? Ahmeti: I dimë në detaje marrëveshjet në podrumet e kuqe

Screenshot_2024-05-18-15-00-13-294_com.facebook.katana-edit

Kryetari i komunës së Gjilanit viziton kryeministrin Xhaferi

INFO

NA NDIQ