Këtë të enjte, Federata Turke e Futbollit ka konfirmuar italianin Vincenzo Montella, si trajnerin e ri të kombëtares së saj.
Ish-sulmuesi 49-vjeçar është zëvendësuesi i Stefan Kuntz në këtë rol dhe do të debutojë më 12 tetor, kundër Kroacisë, në kualifikimet për “Euro 2024”.
Skuadra turke zë vendin e dytë në grupin D, të cilin e kryeson Kroacia, ku bëjnë pjesë edhe Letonia, Armenia dhe Uellsi.
Për dy vitet e fundit, Montella ka qenë në Adana Demirspor dhe më parë ka trajnuar Fiorentinën (dy herë), Sevillen, Milanin, Sampdoria, Fiorentinën, Catanian dhe Romën.