Ministrja Petrovska do të kërkojë leje nga Komuna e Zhelinës për ngritjen e monumentit për ushtarët e rënë në afërsi të Karpallak

ina-online
ina-online

8 Gusht, 2023

Ministrja e Mbrojtjes e RMV-së, Slavjanka Petrovska në përkujtimin e 22 vjetorit të rënies së dhjetë pjesëtarëve të trupës rezervë të ushtrisë pranë lokacionit Karpalak në magjistralen Shkup-Tetovë tha se heronjtë që dhanë jetën për mbrojtjen e atdheut meritojnë një monument që të respektohen.

“Kanë kaluar 22 vite, por jemi me zemër të rëndë, nga ngjarja tragjike në Karpalak ku humbën jetën dhjetë heronj të forcave të sigurisë. Thirrjes së mëmëdheut iu përgjigjën me vetëmohim dhe kjo nuk do të harrohet kurrë. Respektin dhe ngushëllimet më të thella për familjet e tyre. Djemtë tuaj do t’i kujtojmë përjetë si heronj që dhanë më të shtrenjtën për atdheun”, ka thënë Petrovska.

Ministrja Petrovska theksoi se ata e meritojnë një monument të denjë dhe tha se do t’i dërgojë kërkesë Komunës së Zhelinës për leje për ndërtimin e monumentit, i cili do të financohet dhe zbatohet në tërësi nga Ministria e Mbrojtjes.

Vrasja në Karpalak ndodhi më 8 gusht 2001, kur u sulmua një autokolonë ushtarake që ishte nisur për Tetovë nga kazerma e Prilepit. Në pritën ndaj autokolonës vdiqën 10 pjesëtarë të ekipit rezervë të ARM-së.(INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

policia-maqedonise-598x330

Aksident i rëndë në fshatin Kamjan. Një i vdekur i moshës 18 vjeçare dhe një i lënduar

Screenshot_2023-10-02-23-10-48-452-edit_com.android.chrome

Aliti: Ahmeti ka biseduar me Kovaçevskin për Ligjin e UÇK-së (video)

Screenshot_2023-10-02-21-53-18-404-edit_com.android.chrome

DASh: Nuk është e konfirmuar se Serbia i ka tërhequr trupat përreth kufirit me Kosovën

LSDM SDSM

LSDM: Nuk rritet çmimi i energjisë elektrike, nga dhjetori rikthehet tarifa e lirë ditore

bilall kasami

Kasami paralajmëron prurje të reja në Lëvizjen BESA: Bashkohuni në kalanë e shpresës dhe dinjitetit!

universiteti-i-tetoves-UT

Rreth dy mijë studentë të rinj i filluan studimet në njësitë akademike të Universitetit të Tetovës

arber ademi

Ademi: Opozita e bashkuara, zëdhënëse e VMRO-së!

Arbri 05

FNT SkupiFestival Shkup së shpejti do të fillon edicionin e tij të 17 të me radhë

fatos reka arjanit hoxha

Hoxha priti në takim ambasadorin e Fatos Reka

INFO

NA NDIQ