Mori duartrokitjet e të gjithëve, Arbër Hoxha: Besojmë te fitorja ndaj Spanjës

Picture of Ina Online
Ina Online

21/06/2024

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Arbër Hoxha ka dalë përpara mediave në konferencën e zakonshme.

“Aq sa kam minuta jam munduar të jap maksimumin. Në ndeshjen e dytë bëmë më mirë se në ndeshjen e parë, tani e kemi harruar ndeshjen me Kroacinë dhe jemi të përqëndruar me Spanjën dhe besojmë tek fitorja. Me Real Madridin jam tifoz. Të gjithë e dimë që Spanja ka një grup të jashtëzakonshëm, na mbetet të përgatisim ndeshjen dhe shpresojmë të kualifikohemi. Duke marrë parasysh që ndeshjen e fundit luajtëm mirë, do futemi në ndeshje për të fituar pasi vetëm ai rezultat na çon tutje. Duke marrë parasysh tifozët në stadium janë shtysë, i kam ndihmuar shokët e skuadrës për të shënuar golin e dytë dhe patëm mundësi për të tretin.

Kam dy shokë tek Kroacia më uruan për paraqitjen time që e pata. Kur i shikon dy ndeshjet e para të Spanjës e sheh që kanë bërë dy ndeshje të shkëlqyera kundër Kroacisë dhe Italisë, dhe mendoj se janë një nga skuadrat më të mira në grupin tonë. Kështu që duhet të përgatitemi shumë këto tre ditë për këtë sfidë kaq të rëndësishme. Ka qenë një ndeshje e mirë kundër Betisit dhe për këtë ne u kualifikuam në raundin tjetër. Ishte ndeshje e bukur dhe fantastike. Mendoj se ka shumë lojtarë të mirë tek Spanja, por një nga ata janë Rodri dhe Uilliam. Sa i përket 11-shes së parë i vendos trajneri, por sado minuta të marr, do të bëj maksimumin.

Duhet të jemi 100% në ndeshje, kanë qejf të kenë posedimin e topit. Prej ndeshjes në ndeshje kemi qenë më mirë, kemi sulmuar dhe krijuar më shumë me Kroacinë, shpresojmë të bëjmë edhe më mirë me Spanjën. Duke marrë parasysh transferimin tek Dinamo, kam pasur një rritje, Europiani është qershia mbi tortë. Gjatë kësaj periudhe se kam menduar shumë, kemi siguruar Europën, jam i fokusuar tek klubi dhe Kombëtarja. Kroacinë e preferoj të kualifikohet para Italisë.”, deklaroi ai.

TË FUNDIT

Barcelona shpallet kampione e Spanjës ne LaLiga

Një supergol dhe një asist, adoleshenti Yamal shpall kampion të Spanjës Barcelonën pas fitores në derbi

Makina përplaset me tifozët pak para ndeshjes Espanyol-Barcelona, 13 të plagosur

Pas largimit nga “FermaVIP”, Alba poston foto me Limin

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe krerët e BE-së, darkë informale në Tiranë!

“Çmenden” çmimet e biletave për ndeshjen e Shqipërisë me Serbinë! Ja sa shkon!

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË