Morina: Për demarkacionin bashkëfajtor është edhe Isa Mustafa dhe LDK (VIDEO)

Gazetari, Bajrush Morina, ka thënë se procesi i demarkacionit me Malin e Zi është nisur mbrapsht dhe më pas edhe është menaxhuar keq.

“Është menaxhuar keq nga të gjithë ata që kanë qenë pjesë e këtij procesi, prej kohës kur është formuar komisioni Meha pa qenë LDK në qeveri”.

“ Procesi është bërë në mënyrë jotransparente . Ka pasur deputetë të cilët nuk e kanë votuar marrëveshjen kur është dashtë të procedohet”.

“Dhe bashkëfajësia e keqmenaxhimit bie edhe mbi Isa Mustafën dhe LDK-në”, ka thënë Morina, njofton Klan Kosova.

Sipas tij tash koalicioni qeverisës me të njëjtin dokument ku nuk ka ndryshuar asnjë prejse, po e synon ta bëjë ratifikimin e projektligjit.

Morina ka thënë se marrëveshja me Hashim Thaçit dhe Filip Vujanoviq është deklaratë dhe nuk është marrëveshje.