Morri Ferrarin për një xhiro testuese, nuk u kthy më

0

Policia gjermane po kërkon për një Ferrari të vitit 1980 e cila vlen më shumë se 2 milionë euro. Një njeri që kinse donte të e blente atë e morri për një xhiro testuese por nuk e ktheu më.

Policia në Dusseldorf thotë që njeriu erdhi në vendin ku Ferrari ishte duke u shitur pasi kishte lënë një takim.

Vetura ishte një Ferrari i kuq 288 GTO, së pari i regjistruar në vitin 1985.

Ai dhe shitësi dolën së bashku për një xhiro prove, por shitësi doli nga makina gjatë një ndalese për të ndërruar vendet. Njeriu doli i pari në sediljen e ngasësit, shtypi pedalen e gazit dhe iku me shpejtësi.

Policia tha të martën që ata nuk kanë mundur të gjejnë makinën dhe kanë kërkuar nga publiku për informacione.