Mos bëni plane për në fundjavë! Moti ka surpriza të pakëndshme

0

Nëse keni plane për nesër, ju bëjmë me dije se fundjava do të jetë e shoqëruar me shi.

Sot pasdite (e premte, dt.18) priten reshje të dobëta në të gjithë vendin.

Sipas IGJEUM: Nesër (e shtunë, dt.19) pritet që në orët e paradites të ketë reshje të dobëta në të gjithë vendin.

TEMPERATURAT – Nesër (e shtunë, dt.19) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 15 / 26 °C;
në vendet e ulëta: 14 / 25 °C;
në vendet malore: 10 / 22 °C.

ERA – Sot pasdite (e premte, dt.18) dhe nesër (e shtunë, dt.19) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në bregdet.

Komentet

komentet