Mos gjuani në dasma, kaq euro dënimet

Nga gjysma e këtij muaji në rajonin e Pollogut është vala e dasmave dhe ahengjeve tjera familjare. Nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë edhe njëherë apelojnë deri tek qytetarët që të përmbahen nga gjuajtja me armë.

“Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë sërish përkujton se gjuajtja me armë është në kundërshtim me ligjin për kundërvajtje për prishje të rendit dhe qetësisë, ndërkohë që dënimi në të holla për këtë lloj vepre sillet prej 200 deri në 500 euro”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.