Mos hani çokollada Dubai, paralajmëron Gjermania pas analizave të bëra

Picture of Ina Online
Ina Online

22/12/2024

Çokollata e mirënjohur Dubai nga Emiratet e Bashkuara Arabe, tregon analiza, është e ndotur deri në atë pikë gjatë procesit të prodhimit saqë është e papërshtatshme për tu konsumuar.

“Shumë përbërës të dëmshëm janë gjetur në mostrat e çokollatës nga Dubai të importuara në Gjermani”, tha të enjten ministria e konsumit e shtetit federal të Baden-Württemberg.

“Nga rastet e mashtrimit deri te rreziqet për shëndetin, pothuajse gjithçka u zbulua në testet e para të çokollatës së importuar nga Dubai”, tha ministri i Baden-Württemberg për mbrojtjen e konsumatorëve, Peter Hauck.

Të tetë testet e ekzaminuara nga Zyra provinciale e Kërkimeve Kimike dhe Veterinare gjetën ndotës, alergjenë, ngjyra artificiale dhe yndyrna, me përjashtim të gjalpit të kakaos, e vetmja yndyrë e lejuar në çokollatë.

“Për shkak të numrit të vogël të mostrave, nuk mund të flasim për një trend, por gjetjet janë shumë shqetësuese dhe na kanë shtyrë të bëjmë testime më të gjera”, tha Hauck.

Çokollatat e testuara nga Dubai janë produkte të importuara nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Turqia.

Susami u gjet në disa çokollata edhe pse nuk ishte i shënuar në paketim dhe në disa çokollata u gjet edhe vaj palme, i cili gjithashtu nuk u raportua si përbërës në çokollatë.

Çokollata e Dubait ka qenë një hit i madh në Gjermani muajt e fundit dhe është një nga ushqimet më të njohura në tregjet e Krishtlindjeve./Poslovni.hr

TË FUNDIT

Tetë persona humbin jetën nga zjarri në shtëpinë e të moshuarve në Serbi

BDI i reagon presidentes Siljanovska: Përshkrimi i një agresioni të përgjakshëm si një “operacion ushtarak”, relativizon aktet kriminale të Rusisë

RMV-ja në vendin e 112-të, sa i përket fuqisë ushtarake

Rade Trajkovskit Shtekli i caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditësh

“60% për bamirësi dhe 40% do t’i përdorë për të kuruar nënën”, Zebërvoki hedh dyshime mbi deklaratat e Xumit: Shtirje e madhe

Ja si e uroi Heidi Baci Kiara Titon për ditëlindje

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË