Mos të harrohet Sabri Godo, amanetet e fundit buzë liqenit të Pogradecit

Picture of designer@fetishimedia.ch

02/03/2023

shkruan Bardhyl Berberi

Pata rastin që vetëm pak muaj se të ndahej nga jeta t`i marr një intervistë  politikanit të urtë dhe shkrimtarit të njohur, Sabri Godo.

Vetëm 10 km lag qytetit të Pogradecit në një hotel të zhytur buzë liqenit takuam politikanin e shkrimtarin e njohur Sabri Godon, i cili bariste qetësisht, hapngadaltë e i menduar buzë bregut të liqenit.

Ai një ditë më parë kishte ardhur në Pogradec dhe ishte nën shoqërinë e bashkëshortes së tij. Ai në Pogradec vinte në çdo stinë në verë në vjeshtë dhe në dimër. Pas disa minutash baritje anës liqenit ai ulet në cep të lokalit dhe vëren qetësinë e liqenit, që më pas përzihet me klithjen e pulbardhave. Avujt e kafesë së ngrohtë përzihen me fjollën e tymit të cigares duke i dhënë një tis ëndërrimtar që e detyron të baresë në vite të shkuara kur ai vinte pothuajse çdo verë në Pogradec.

Z Sabri, ju vini shpesh në Pogradec ?

Po, është e vërtetë në Pogradec vij gjithmon me një kënaqsi të veçantë më duket sikur ky qytet të bën magji që edhe kur largohesh prej tij merr me vete pamjet e mrekullueshme të qytetit e liqenit ,ajrin e pastër mbresat e njerzëve të mirë dhe të gëzueshëm që jetojnë në këtë qytet.

Unë kam shumë kujtime nga Pogradeci. Kam hyrë në bisedë me shumë njerëz që të thonë gjëra të këndëshme dhe të mençura që të ngelen në mëndje për një kohë të gjatë.  Në Pogradec desha të theksoj ka njerëz optimistë me vlera pozitive që e çmojnë miqësinë.  Ja po ta them sinqerisht po t ë kisha mundësi jo vetëm do të pushoja në Pogradec por do të qëndroja në këtë qytet gjysmën e vitit këtu dhe gjysmën tjetër në Tiranë. Në Pogradec kam shumë të njohur dhe miq si piktorë mjekë ,shkrimtarë dhe intelektualë të shquar.

Dhe një fakt tjetër desha të theksoj se në Pogradec ka qytetari e cila shkon në një harmoni të plotë me bukuritë që ka ky qytet. Kam gjezdisur shumë vënde të botës por liqen kaq të bukur me këto brigje të mrekullueshme nuk kam parë asgjëkundi dhe këtë e them me shumë sinqeritet.

Keni ardhur thjesht për pushime apo jeni duke shkruar diçka?

Po është e vërtetë se përveç se kam ardhur që të pushoj pak se kohët e fundit kam qënë pa qef,  kam pasur disa probleme shëndetësore dhe për të rimarrë forcat më mirë se në Pogradec nuk ka. Miqësisht po ju them se kam ardhur që të ripunoj një romanin tim të shkruar shumë vite më parë. Jam duke e ripunuar këtë roman që ka kaluar vite më parë pa u vënë re. Romani ka një histori të çuditëshme që mua gjatë ripunimit po më pëlqen shumë ajo që po bëj. Kjo më tremb pasi armiku i një shkrimtari është kur i pëlqen shumë ajo që shkruan.

Mund të na i thoni titullin e këtij romani që po ripunoni

(Qesh )Nuk kisha qef ta bëja publike po e them romani i ri mund të titullohet “Rrathët e Dervishit”.  Besoj se shumë shpejt do të futet në shtyp dhe kam besim që pas ripunimit do të pritet mirë nga lexuesit.

Zoti Godo nuk shpëtojmë dot pa ju bërë një pyetje nga politika ju si bashkëhartues i Kushtetutës dhe si politikan i njohur si e vlersoni situatën më të fundit ?

Të falenderoj për këtë pyetje që më bëtë dhe ja ku po e them troç .Është  një shtet ka disa kollona që mbahet. Duhet të jemi të kursyer në deklaratat që bëjmë se bëhemi qesharakë duhet të jemi seriozë në ato që nxjerrim nga goja. Unë shpresoj se duke filluar nga kjo vjeshtë do të zgjidhet konflikti Maxhorancë –Opozitë.
Duhet të kuptojnë palët që vendit i bëjnë dëme të pallogaritëshme duke i sjellë penalizime nga Europa. Madje është e turpshme që në sytë e Europës jemi shfaqur si një popull grindavec. Dhe të gjitha këto kanë një kosto që këtë kosto e paguajmë ne t ë gjithë. Unë desh të shtoj se edhe gazetat duhet të jenë të kujdesëshme kur nxjerrin një frazë të pakujdesëshme në shtyp ,shikoj shpesh me keqardhje që lëshohen plot gjëra të pa përgjegjëshme. Dhe diçka desha të shtoj duhet vënë mirë në binarë gjyqësori në të gjitha shkallët e tij se kështu nuk mund të ecet kemi një gjyqësor të kalbur dhe të korruptuar a e shikon se gjyqtarët dhe prokurorët kanë vila në të gjitha qytetet turistike, se me cfarë blihen këto me fara prej fshese jo me dollarë dhe euro …

Z Godo ju thatë se romani që do të futni së shpejti në shtyp “ Rrathët e Devishit “ ju pëlqen veçanrisht ky roman do jetë me interes për lexuesin diçka rreth subjektit ?

A e lemë vazhdimin e intervistët ujkendin tjetër kur të vij në Pogradec dhe do të jap linjat kryesore të romanit. Por miku im Godo i njohur im që para 35 vjetësh kur unë punoja gazetar tek revista “ Hosteni “ nuk erdhi më në Pogradec ai u nda nga jeta ,une po botoj mendimet e plakut të urtë dhe të mençur Sabri Godo. (INA)

 

 

 

TË FUNDIT

Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për Kreshnik Bekteshi dhe dy ish-zyrtarë tjerë të Ministrisë së Ekonomisë

Xheneta i publikoi përgjimet telefonike pa autorizim, Driloni ndërmerr hapa ligjorë

Gola, emocione dhe spektakël: Kosova fiton duelin e parë ndaj Islandës në play-off të Ligës së Kombeve

Sylvinho para duelit me Anglinë: Do të jetë një ndeshje e vështirë, por…

Kroacia befason Francën, Spanja i shpëton humbjes ndaj Holandës

60-vjeçari nga Kumanova ka humbur jetën nga shpërthimi i një bombole gazi

ME TE LEXUARA

1
Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për Kreshnik Bekteshi dhe dy ish-zyrtarë tjerë të Ministrisë së Ekonomisë
1
Xheneta i publikoi përgjimet telefonike pa autorizim, Driloni ndërmerr hapa ligjorë
1
Gola, emocione dhe spektakël: Kosova fiton duelin e parë ndaj Islandës në play-off të Ligës së Kombeve
1
Sylvinho para duelit me Anglinë: Do të jetë një ndeshje e vështirë, por...
1
Kroacia befason Francën, Spanja i shpëton humbjes ndaj Holandës

LEXO MË SHUMË

Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për Kreshnik Bekteshi dhe dy ish-zyrtarë tjerë të Ministrisë së Ekonomisë

Xheneta i publikoi përgjimet telefonike pa autorizim, Driloni ndërmerr hapa ligjorë

Gola, emocione dhe spektakël: Kosova fiton duelin e parë ndaj Islandës në play-off të Ligës së Kombeve

Sylvinho para duelit me Anglinë: Do të jetë një ndeshje e vështirë, por…

Kroacia befason Francën, Spanja i shpëton humbjes ndaj Holandës

60-vjeçari nga Kumanova ka humbur jetën nga shpërthimi i një bombole gazi