Mos u bini pre, po dërgohen mesazhe false në emër të drejtorit të policisë së Maqedonisë

Iliria News Agency
Iliria News Agency

5 Prill, 2023

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut paralajmëron qytetarët se në emër të drejtorit të Byrosë për Siguri Publike, Sasho Tasevski, dërgohen mesazhe të rreme dhe një lidhje e rreme në emër të Drejtorisë së të Hyrave Publike, përcjell INA.

“Këto ditë MPB ka marrë njoftime nga qytetarët për një mesazh elektronik të pranuar kinse në emër të drejtorit të Byrosë për Siguri Publike, Sašo Tasevski, kinse në bashkëpunim me Europolin, në të cilin, në formë të një lloji kërkese për sqarim gjyqësor, njoftohet marrësi i mesazhit se është objekt i procedimit të dyshuar ligjor për një sërë krimesh fiktive, të cilat nuk i ka kryer. Duke vepruar kështu, marrësi i mesazhit ftohet të kontaktojë dërguesin me një lloj shpjegimi për aktet e supozuara.

MPB bën me dije qytetarët se bëhet fjalë për një mesazh të rremë që nuk është dërguar nga MPB dhe as nga asnjë institucion ligjzbatues. Këto e-mail janë një përpjekje klasike për mashtrim, në të cilën qëllimi i mashtruesve është të marrin të dhënat personale të dërguesit për abuzim të mëtejshëm.

Prandaj apelojmë për vëmendje të veçantë, që të mos hapen këto mesazhe, e aq më pak të kontaktohet dërguesi përmes linkut të dhënë dhe të shpërndahen të dhënat personale që do të kërkohen”, thonë nga MPB.

Ata gjithashtu paralajmërojnë kundër hapjes së lidhjeve dhe skedarëve të bashkangjitur në mesazhet e-mail nga dërgues të panjohur, në mënyrë që të mbrojnë sistemin tuaj kompjuterik nga viruset.

Tentativat e tilla për mashtrim, sipas MPB-së, janë të karakterit ndërkombëtar, duke qenë se në të kaluarën mesazhe elektronike me përmbajtje të ngjashme dërgoheshin edhe për qytetarët në vendet e rajonit.(INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

serbet smigic sulm veri polici zvecan kfor

Priten tensione në Bosnjë dhe Mal të Zi/ alarmon profesori, doli në shesh skenari i Vuçiqit!

vucic

“Vuçiq ik”, pamje nga protesta masive në Beograd kundër regjimit

sali-berisha

Berisha: Përse prej tre ditësh Rama i përvishet Albin Kurtit!

arjanit-hoxha2

Hoxha akzon Mickoskin për diskurs shqiptarofob

tabanoc

Makina me targa serbe përfshihet nga flakët në Tabanoc

mexhiti-grupi-zjarrit

Edhe fraksioni i BDI-së festë paralele për 21 vjetorin

Screenshot_2023-06-03-18-00-33-680-edit_com.android.chrome

Sveçla: Përpjekjet për destabilizimin e Kosovës nuk kalojnë, Serbia e Rusia nuk kalojnë

Rama-kurti

Rama falënderon BE-në që po i bën presion Kosovës për zgjidhjen e situatës në veri

IMG_1833

Doli i veshur me bluzë të NATO-s, Gashi reagon ndaj Haradinajt – e kritikon ashpër në këtë pjesë

INFO

NA NDIQ