Mos u lahuni me ujë të ftohtë, kur keni shumë vapë

Të gjithë përpiqen që ta “luftojnë” vapën duke bërë një dush të ftohtë.

Megjithatë, sipas një eksperti, ky nuk është një veprim dhe aq i shëndetshëm.

Sipas Dominic Lees-Bell, dushi i nxehtë mund të jetë një metodë shumë më efektive për freskim sesa një dush i ftohtë.

Ai këshillon që të bëni një banjë me avull, duke e vlerësuar si një nga mënyrat më të thjeshta për të ulur temperaturën e trupit. “Ne rekomandojmë të bëni një banjë të nxehtë për t’u freskuar gjatë një vale të nxehtë.”, tha ai duke shtuar më tej se pse nuk duhet të bëni një dush të ftohtë kur është vapë.

“Bërja e një dushi ose banjoje të ftohtë në fakt mund të jetë kundër produktive pasi kur trupi ynë është i zhytur në kushte jashtëzakonisht të ftohta, ai përpiqet të rregullojë temperaturën tonë thelbësore. Kjo do të thotë se ju mund të ndiheni më të nxehtë sesa më para“, tha ai, sipas Mirror.

“Duke bërë një dush të nxehtë ne jemi në gjendje të ulim temperaturën e trupit tonë pasi stimulon sistemin termorregullues të trupit. Kjo rrit qarkullimin e gjakut në të gjithë trupin dhe rezulton në largimin e nxehtësisë së trupit dhe për rrjedhojë një ulje të temperaturës së trupit.”, theksoi ai.