Mosanëtarësimi në KiE, Kurti flet me ambasadorin britanik – e falenderon Mbretërinë e Bashkuar për qëndrimin e mbajtur dje

Picture of INA
INA

18/05/2024

Kryeministri Albin Kurti ka pritur dje në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, pasi Kosova humbi dje mundësinë që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës.

Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit thuhet se Kurti diskutoi me Hargreaves pikërisht për rezultatin e mbledhjes së djeshme në Këshillin e Ministrave.“Kryeministri e falënderoi Mbretërinë e Bashkuar për qëndrimin e mbajtur dje gjatë takimit të komitetit të ministrave në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. E falënderoi gjithashtu edhe për mbështetjen në projektet e përbashkëta, ku veçoi ndihmën për zgjerimin e projektit për verifikimin e diplomave për studentët nga komuniteti serb për qëllime punësimi në institucionet e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Në takim është folur edhe për rezultatet e takimit e tretë të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor (BP6) për Planin e Rritjes që u zhvillua dje në Kotorr të Malit të Zi dhe Deklaratën e Përbashkët nga ky takim.

“Kujtojmë që Deklarata e Përbashkët nga samiti i djeshëm në Kotor, mes tjerash bën thirrje për trajtim të barabartë në CEFTA, zbatim të plotë marrëveshjeve të arritura në Procesin e Berlinit si dhe kërkon që vendet e Ballkanit Perëndimor Gjashtë të bëhen pjesë e Autoritetit Kundër Pastrimit të Parave (AMLA) të Bashkimit Evropian për të rritur integritetin financiar dhe për të forcuar bashkëpunimin në luftën kundër krimit financiar”, thuhet tutje në njoftim.

Ndryshe, Ministrat e Jashtëm të Këshillit të Europës u mblodhën dje në Strasburg në sesionin vjetor me rastin e 75-vjetorit të themelimit të kësaj organizate ku diskutuan për çështje të caktuara. Kosova nuk hyri as në agjendë, ndërsa nuk dihet se kur do t’i vijë rendi përsëri.

TË FUNDIT
2 orë
Aggeler uron Qeverinë e re: Pres të vazhdojmë partneritetin
3 orë
Taravari e mori detyrën si ministër, menjëherë takoi kirurgët...
3 orë
Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut
5 orë
Taravari mori detyrën e re, nga sot drejton ministrinë e Shëndetësisë
7 orë
Xhaferi ia dorëzoi mandatin Mickoskit

ME TE LEXUARA

3 orë
Taravari e mori detyrën si ministër, menjëherë takoi kirurgët...
1 ditë
Moti sot në Maqedoninë e Veriut, pasdite paralajmërime për shi
18 orë
Mexhiti: Sonte u votua qeveria e re, ky është misioni ynë
2 orë
Aggeler uron Qeverinë e re: Pres të vazhdojmë partneritetin
1 ditë
80 vjetori i gjenocidit ndaj çamëve shënohet edhe në RMV
18 orë
Kasami: Ndryshimi erdhi, shqiptarët u çliruan nga regjimi
1 ditë
Deri në mesnatë pritet votimi i Qeverisë së re

LEXO MË SHUMË

Angela Ageler

Aggeler uron Qeverinë e re: Pres të vazhdojmë partneritetin

FB_IMG_1719231583046

Taravari e mori detyrën si ministër, menjëherë takoi kirurgët…

derivate nafta dizeli benzin

Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

taravari ilir

Taravari mori detyrën e re, nga sot drejton ministrinë e Shëndetësisë

xhaferi mickovski]

Xhaferi ia dorëzoi mandatin Mickoskit

Mickoski

Kush është Hristijan Mickoski, kryeministri i ri i Maqedonisë së Veriut

kombetarja

Përballja me Spanjën “jetë a vdekje” për Shqipërinë

biden-trump

Çfarë pritet prej debatit presidencial Biden-Trump?

Maqedonia-Shqiperie-BE-EU-Bruksel-Bashkimi

Ministrat e BE-së takohen sot në Luksemburg me kryediplomatët e gjashtëshes ballkanike

INFO

NA NDIQ