Mosbindja civile e opozitës nis të enjten, zbulohet urdhri: Bllokoni rrugët kryesore

Pas takimit me krerët e degëve më Bashën, mësohet se PD ka vendosur nisjen e mos bindjes civile.

Sipas informacioneve të enjten do të ketë bllokim rrugës kryesore, si shenja e parë e mosbindjes civile.

Rrugët që do të bllokohen Lushnje-Fier, Vorë-Fushë Krujë dhe akse të tjera në veri të vendit.

Pjesa më e madhe e grupit parlamentar do të jetë me qytetarët në protestat që do të zhvillohen ne këto akse.

Ndërkohë që mendohet që disa nga drejtuesit e grupit parlamentar do të jenë në parlament për ti kërkuar qeverisë të reflektoj.

Basha i vendosur për mosbindjen civile, apel qytetarëve: Mos paguani taksat, nuk kanë çfarë t’ju bëjnë

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha iu ka bërë sërish thirrje shqiptarëve t’i bashkohen mosbindjes civile pasi kjo sipas tij është e vetmja rrugë për të shpëtuar nga Edi Rama.

Në një dalje për mediat ai tha se taksat e shqiptarëve nuk shkojnë për investime por për incerenatorët e Ahmetajt dhe koncensionet e Vilma Nushit. Kështu, sipas tij shqiptarët nuk duhet të baguajnë asnjë taksë të rritur.

“Rama i grabit dyfish shqiptarët, dhe pastaj u bie dyfish me kërbaç, reagimi i shqiptarëve në Kukës dhe në mbarë vendin është për situatën në të cilën ndodhen. Merr miliona euro nga taksa e qarkullimit, por nuk i përdor për rrugët. Dhe sot vendos një tjetër taksë për të kaluar rrugën. Ky është taksim i dyfishtë i shqiptareve.

Nuk shpenzon asnjë cent nga këto 800 mijë euro të mbledhura, por iu vendos këtë taksë shqiptarëve. Ata që u çuan atje u çuan për bukën e gojës. Kjo protestë ka me vete të gjithë shqiptarët. Rama mbledh taksa por nuk i çon për arsyet që duhet. I çon për incerenatorët e Arben Ahmetajt dhe koncesioneve Vilma Nushit.

Ky është një reagim për grabitjen që po i bën Rama shqiptarëve duke i grabitur. Një javë i dha leje Rama të arratiset Çelajt që solli 613 kg kokainë. I lirë është edhe Tahiri dhe vëllai i Xhafës. Dhe shkon në mes të natës dhe arreston njerëzit që çohen për padrejtësitë. Mosbindje do të thotë mos të pranosh të paguash taksën e rritur, sepse këto taksa nuk shkojnë për qytetarët. Mos paguani taksa. Kjo është rruga e vetme. Të gjithë nuk i fut dot në burg. Sot jemi në krahë të shqiptarëve dhe atyre 23 personave të arrestuar. Unë i bëj thirrje që të tërheqë policinë në Kukës, të arrestojë Tahirin, të arrestojë Xhafa vëllain e vet,” tha Basha.