Mosdekretimi i Cakajt/ Rama zbulon arsyet pse e zgjodhi emrin e tij për postin e ministrit të Jashtëm

0

Gjatë një pritje me trupën diplomatike kryeministri Rama foli edhe për mosdekretimin e emrit të Gent Cakajt si ministër i Jashtëm. Rama gjatë fjalës së tij rënditi edhe arsyet se pse e zgjodhi Cakajn për këtë post.

“Unë nuk e kam zgjedhur Gent Cakën as si kosovar dhe as si i ri, por si një shqiptar pasionant për politikën dhe për atdheun tonë. Caka prej kohësh punon me madhe tani si zv. ministër. Ai kurrë nuk ma shprehur asgjë kundër politikës sonë të jashtme, dhe kush e thotë këtë është keqdashës”, tha Rama.