MOST do t’i vëzhgojë zgjedhjet me rreth 900 vëzhgues

0

Asociacioni MOST do t’i vëzhgojë zgjedhjet kuvendare me rreth 900 vëzhgues në 696 vendvotime.

Siç njoftoi kryetari i MOST, Darko Aleksov, në konferencën e sotme për shtyp, vëzhguesit do ta vëzhgojnë procedurën e votimit gjatë gjithë ditës, njofton Telegrafi Maqedoni.

Aleksov ju bëri apel qytetarëve të respektojnë masat për mbrojtje dhe të dalin për votime për ta realizuar të drejtën e tyre.

Aleksov bëri të ditur se me një numër të vogël vëzhgues do ta ndjekin votimin e persoanve që ndodhen në vetizolim dhe të sëmurëve.

“S’jemi shtet i vetëm në Evropë dhe botë ku organizohen zgjedhje. Zgjedhje ksihin në Serbi, Kroaci, Kore. Do të ketë zgjedhje në Poloni”, tha Aleksov.

Ndryshe, gjatë ditë së votimit në linjën telefonike falas 080 080 080 qytetarët do të mund të paraqesin parregullsi dhe të japin informacione për procesin zgjedhor.