Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor, më e shprehur përgjatë Vardarit. Pasdite dhe në fund të ditës do të ketë reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut, në disa vende të rrëmbyeshme, të shoqëruara me paraqitje të bubullimave. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 8 deri 14, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 18 deri 24 gradë.
Në Shkup mot i ndryshueshëm me vranësira me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Pasdite dhe në fund të ditës në disa pjesë të luginës do të ketë shi të rrëmbyeshëm të kohëpaskohshëm dhe paraqitje të bubullimave të rralla. Temperatura minimale do të bie deri në 13, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 23 gradë.
Edhe të premten moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me reshje të shiut, të cilat në disa vende do të jenë më të dendura dhe më të rrëmbyeshme, të shoqëruara me paraqitje të bubullimave. Në ditët e fundjavës moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me kushte për shi të rrëmbyeshëm lokal në rajonet malore. Temperaturat e ditës do të rriten gradualisht.