Moti sot pritet të jetë kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë me erë të lehtë deri në mesatare nga drejtimi i ndryshueshëm. Sipas sinoptikëve, temperatura minimale do të jetë në interval prej 11 deri në 20 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 32 deri në 39 gradë.
Në Shkup, mot me diell dhe shumë nxehtë me erë të lehtë deri në mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të bie në 18 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 39 gradë.
Nga DPHM informojnë se nën ndikimin e një mase të ngrohtë ajri nga jugu, deri në mes të javës së ardhshme moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të lehta. Temperatura e ditës do të jetë mbi 30 gradë Celsius kudo, dhe në disa vende do të kalojë 40 gradë Celsius.
Të dielën, në orët e pasdites dhe të mbrëmjes, do të ketë kushte për vranësira lokale jostabile me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima.