Moti gjatë ditës do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare, përgjatë Vardarit përkohësisht erë e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 11 deri në 22 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 31 deri në 38 gradë Celsius.
Siç informuan nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, në Shkup pritet mot i ngjashëm – me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe erë e lehtë deri në mesatare, përkohësisht e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bie deri në 20 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 38 gradë Celsius.
Sipas sinoptikëve, vijon periudha e motit me diell dhe të nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Temperaturat do të jenë në rritje graduale, veçanërisht nga e enjtja dhe gjatë fundjavës kur temperatura e ditës gjithkund do të jetë mbi 30 gradë Celsius, ndërsa në disa vende do të arrijë 40 gradë Celsius.