Moti edhe sot me temperatura ekstreme

Në Maqedoninë e Veriut sot do të mbaj mot me diell dhe shumë i ngrohtë, me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë erë e dobët kryesisht nga drejtimi jugor.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 12 deri në 22, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 34 deri në 40 gradë.