Moti i keq, pezullohet përkohësisht mësimi në 77 shkolla

Picture of Ina Online
Ina Online

13/01/2025

Ministria e Arsimit dhe Sportit njofton se, për shkak të situatës së vështirë të krijuar nga moti i keq, rekomandimeve të autoriteteve për emergjencat civile, si dhe raporteve nga zyrat vendore arsimore, të hënën, më 13 janar 2025, do të pezullohet përkohësisht procesi mësimor në 77 shkolla dhe degët e tyre vartëse.

Reshjet e dendura të dëborës dhe kushtet e vështira të motit e bëjnë të pamundur zhvillimin e mësimit.

Situata paraqet probleme të veçanta në disa shkolla në zonat e Bulqizës, Matit, Dibrës, Krujës, Hasit, Kukësit, Mirditës, Kurbinit, Pukës dhe të tjera. Procesi mësimor në këto shkolla do të pezullohet deri në një njoftim të dytë dhe do të zëvendësohet në javët në vijim.

Ky vendim është marrë për të siguruar sigurinë e nxënësve, mësuesve dhe personelit arsimor në zonat më të prekura nga moti i keq. Ministria e Arsimit dhe Sportit është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet vendore dhe shtabet e emergjencave civile për të monitoruar situatën dhe për të marrë masa të tjera, nëse do të vlerësohet e nevojshme.

Ne mbetemi të angazhuar për garantimin e sigurisë së nxënësve, mësuesve dhe personelit arsimor. Për çdo ndryshim në situatë, do të informojmë publikun.

Ftojmë prindërit dhe nxënësit të ndjekin njoftimet dhe udhëzimet e mëtejshme dhe të mbajnë kontakt të vazhdueshëm me drejtuesit e shkollave për informacion të nevojshëm.

TË FUNDIT

Sulejmani vizitë në Katar: Mundësi të reja për investime dhe projekte të përbashkëta

Këta janë kandidatët e PDK-së me më shumë vota në nivel vendi

Mexhiti: Dëshmorët nuk janë vetëm kujtim, ata janë frymëzim!

Kush është ish-partnerja e shumëpërfolur e Gjestit?! Miku i tij i ngushtë zbulon më shumë për raportin e banorit me Diellzën…

Presidenti Trump uron Kosovën: Lidhja mes popujve tanë është e fortë

“Lufta” e Richard Grenellit ndaj Albin Kurtit/ Profesori jep lajmin e madh: Administrata Trump nuk…

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË