Rajoni i Tetovës është përfshirë pasditen e sotme nga mot i ligë, i karakterizuar nga reshje të rrëmbyeshme shiu, stuhi dhe në disa zona edhe breshër. Sipas njoftimit të fundit nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DHM), ky aktivitet i fuqishëm atmosferik ka përfshirë pjesën jugperëndimore të Maqedonisë së Veriut, përfshirë rajonet e Kërçovës dhe Kriva Pallankës.
Më herët, DHM bëri të ditur se reshje të dendura dhe stuhi janë regjistruar edhe në pjesën perëndimore të Shkupit, në drejtim të Tetovës dhe Gostivarit.
Pamjet e radarit meteorologjik konfirmojnë një situatë atmosferike të tensionuar mbi pjesën perëndimore dhe qendrore të vendit, me reshje të dendura, bubullima dhe shfaqje të breshrit në disa zona.
Autoritetet meteorologjike rekomandojnë kujdes të shtuar për qytetarët, veçanërisht gjatë lëvizjeve në zonat e prekura nga stuhitë. (INA)