Moti i ndryshueshëm, temperatura deri më 31 gradë

0

Moti do të jetë me vranësira të ndryshme, vende-vende jostabil me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima, informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 19 deri në 17 gradë Celsius, ndërsa e ditës prej 19 deri në 31 gradë Celsius.

Në Shkup dhe rrethinë mot i ndryshueshëm me shi dhe bubullima, temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në 14 gradë Celsius, ndërsa e ditës deri në 27 gradë Celsius.