Moti me vranësira të ndryshueshme dhe i ftohtë

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i ftohtë, përgjatë Vardarit do të fryjë erë nga drejtimi verior. Vende vende do të ketë reshje të dëborës. Deri në fund të ditës vranësirat do të zvogëlohen.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej -6 deri në 2 gradë, derisa ajo maksimale prej -1 deri në 6 gradë Celsiusë.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha dielli dhe erë nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të arrij deri në 3 gradë Celsiusë.