Moti me vranësira të ndryshueshme, temperatura deri në 34 gradë

0

Moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, paradite me periudha dielli dhe paraqitje të shiut të përkohshëm, ndërsa nga mesdita mot jostabil, në më shumë vende me shira të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë e përforcuar dhe kushte të paraqitjes së breshrit.

Temperatura minimale do të jetë prej 14 deri në 21, ajo maksimale prej 26 deri në 34 gradë Celsius. UV= 7.

Në Shkup, paradite do të jetë mot me vranësira të ndryshueshme, ndërsa nga mesdita përkohësisht do të mbisundojë mot jostabil me paraqitje të shiut të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë e përforcuar. Temperatura minimale do të zbret në 19, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 31 gradë.