Shqipëri
Moti sot në Shqipëri do të jetë me vranësira dhe nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të vendit.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërisht rritje me 2 gradë në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -1°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 16°C vlera më e lartë e cila pritet në qarkun e Elbasanit, përcjell INA.
Era do të fryjë e lehtë si në tokë dhe në det me shpejtësi deri në 28 km/h nga drejtimi përmanent veriperëndimor; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.
Kosovë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të hënën do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta.
Në mëngjes sipas IHMK-së do të ketë ngrica dhe kushte për mjegull.
“Temperaturat minimale ndërmjet -6 deri -3°C, ndërsa maksimale 3-7°C. Do të fryjë erë e lehtë nga juglindja”, thuhet në njoftim.
Maqedoni e Veriut
Mëngjesi i sotëm do të jetë i ftohtë me mjegull dhe vranësira të ulëta në disa lugina.
Gjatë ditës me diell me vranësira të ulëta deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -6 deri në 1, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 6 deri në 12°C.
Në Shkup, mëngjesi do të jetë me mjegull dhe i ftohtë në pjesë të luginës, gjatë ditës me diell dhe kryesisht i qetë me vranësira të ulëta deri në mesatare. Temperatura minimale do të zbresë deri në -4, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 7°C.(INA)