Moti sot

ina-online
ina-online

10/09/2023

Moti në Shqipëri

Vendi ynë gjatë paradites do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve në pothuajse të gjithë territorin, por herë pas here do të ketë kalime të lehta të vranësirave të cilat më të theksuara pritet të jenë në zonat veriore. Ndërsa orët vijuese i bëjnë gradualisht vranësirat më të dukshme në vend, ku më të fokusuara mbeten në zonat malore. Pjesërisht vija bregdetare edhe gjatë pasdites dhe mbrëmjes do të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët, ku më prezente kthjellimet do të jenë në zonat Jugperëndimore të Shqipërisë.

Moti në Maqedoninë e Veriut

Moti sot do të jetë i freskët, ndërsa gjatë ditës me diell me vranësira të vogla lokale.

Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verilindor, e cila herë pas here do të intensifikohet në pjesët verilindore.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 5 deri në 16, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 27 deri në 34 gradë, njofton Enti Hidrometeorologjik.

Në Shkup me diell me erë të dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të zbresë deri në 12, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 32 gradë.

Vazhdon periudha e motit të qëndrueshëm dhe të ngrohtë me mëngjese të freskëta dhe me vranësira të ulëta deri në mesatare gjatë ditës.

Moti në Kosovë

Mot kryesisht me diell do të mbajë të dielën në Kosovë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vranësira të pakta mund të shfaqen rreth relievit malor.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29-gradë celsius.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

besar durmishi

Besar Durmishi: Sot festojmë sepse kemi rezultat historik

arben-taravari-ali-ahmeti

Taravari demanton se ka takuar Ahmetin

Izet Mexhiti

Mexhiti: Regjimi Ahmeti, Grubi, Osmani do të bie!

vanja

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

arben taravari

Taravari: Gostivari është Kala që nuk mposhtet!

bujar osmani

Osmani: Jam thellësisht i nderuar dhe i përulur nga besimi dhe mbështetja juaj

dimit

Taravari me fitore të ngushtë në Gostivar, Dimitrievski fitoi në Kumanovë

osbe odihr

OSBE/ODIHR sot do të shpallë rezultatet fillestare nga monitorimi i zgjedhjeve

IMG_1508

KSHZ publikon rezultatet e 99.85 % të votave, ja si qëndrojnë kandidatët për President

INFO

NA NDIQ