Shqipëri
Shqipëria do të vijojë nën ndikimin e masave ajrore të ftohta dhe të thata me origjinë kontinentale duke sjellë mot të kthjellët dhe të ftohtë, më të theksuara kthjellimet do të paraqiten përgjatë vijës bregdetare dhe pjesërisht zonat e ulëta.
Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të sjellin herë pas here kalime vranësirash të pakta nëpër të gjithë territorin; megjithatë nuk priten reshje.
Temperaturat e ajrit do të ulen sërish në mëngjes, por rriten në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -4°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 14°C vlera më e lartë e cila pritet në Vlorë dhe Sarandë.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 38 km/h nga drejtimi kryesisht verior duke krijuar në brigjet detare valëzim të ulët.
Kosovë
Sot në Kosovë pritet të kemi mot stabil, por shumë të ftohtë në mëngjes. Temperatura pritet të zbresë deri në -7 apo -8 gradë Celsius, ndërsa nëpër disa lokacione mund të ketë edhe mjegull. Gjatë ditës pritet mot kryesisht me diell dhe temperaturat pritet të rriten deri në 8 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe stabil. Mëngjesi do të jetë me acar të fortë në viset kontinentale e sidomos në viset kodrinore-malore. Dita vijon stabile, me diell dhe vranësira të pakta lokale dhe me rritje të temperaturave.
Ditëve të ardhshme na pret mot kryesisht me diell dhe stabil. Mëngjeset do të jenë mjaft të ftohta, ende me acar i cili do të vjen duke u zbutur. Ditët me rritje progresive të temperaturave. Mëngjeseve të hershme do të ketë edhe mjegull nëpër shumë lugina dhe ultësira.
Maqedoni e Veriut
Moti sot në mëngjes do të jetë i kthjellët dhe shumë i ftohtë, gjatë ditës me diell me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë erë e dobët kryesisht nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura do të jetë nga -12 në 12 gradë.
Në Shkup do të mbajë mot i ftohtë në mëngjes, ndërsa gjatë ditës me diell me vranësira të vogla dhe qetësi. Temperaturat do të lëvizin nga -6 deri në 8 gradë.