Moti sot deri në 38 gradë, nga nesër temperatura “afrikane”

0

Nga dita e nesërme në Maqedoninë e Veriut pritet të mbizotërojë një valë e të nxehtit, me temperatura të larta. Sipas meteorogolëve, temperaturat e ditës pritet të jenë mbi 40 gradë Celsius, ndërsa UV indeksi i rrezeve mbi 9.
Gjatë ditës së sotme pritet që temperatura maksimale të shkojë deri në 38 gradë Celsius. Ministria e Shëndetësisë ka alarmuar që qytetarët të kenë kujdes gjatë kësaj periudhe që do të vijoj për më tepër se shtatë ditë. Shmangia e vendeve të hapura apo ekspozimi në diell nga ora 11 – 17, konsumi i kujdesshëm i ushqimit, konsumimi i vazhdueshëm i ujit dhe lëngjeve janë disa nga rekomandimet e bëra nga autoritetet përgjegjëse. (INA)