Sot pritet të mbajë mot i kthjellët dhe i ngrohtë, me vranësira të vogla deri mesatare në disa rajone. Pasdite do të ketë zhvillim të vranësirave jostabile, të cilat do të sjellin reshje lokale shiu dhe bubullima. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 8 deri në 18 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 28 deri në 35 gradë.
Në Shkup moti do të jetë gjithashtu me diell dhe i nxehtë, me vranësira të lehta deri mesatare. Gjatë pasdites, në pjesët më të larta të luginës priten kushte për reshje të shkurtra shiu me bubullima. Temperatura minimale do të zbresë deri në 16 gradë, ndërsa ajo maksimale do të shkojë deri në 35 gradë Celsius.(INA)