Moti sot me diell, me temperatura prej 15 – 23 gradë celsius

Moti sot në Maqedoninë e Veriut kryesisht do të jetë me diell me temperatura maksimale që do të mbërrijnë deri në 23 gradë celsius. Gjatë orëve të mëngjesit nëpër lugina të caktuara do të ketë mjegull dhe vranësira të ulta. Ndërsa gjatë ditës do të jetë mot me diell, ndërsa gjatë pasdites në disa pjesë të vendit pritet të ketë reshje shiu.

Temperatura minimale do të jetë prej -1 deri 4, ndërsa ajo maksimale prej 15 – 23 gradë celsius. Në Shkup do të ketë mot të ngjajshëm me temperatura deri në 20 gradë celsius.
Gjatë ditës së diel dhe të hënën do të ketë rënie të temperaturave për 7 – 10 gradë celsius, për dallim nga dita e sotme. (INA)