Moti sot në Maqedoni

Moti në mëngjes do të jetë i freskët, ndërsa gjatë ditës me diell dhe i ngrohtë. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri në 9, ndërsa ajo maksimalja prej 27 deri në 32 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë. Temperatura minimale do të ulet deri në 7, ndërsa ajo maksimalja do të arrijë deri në 31 gradë.

Të hënën moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare, ndërsa nga fundi i ditës vranësira do të rritet. Nga e marta moti do të jetë me ndryshime të konsiderueshme të motit. Do të jetë kryesisht më vranët dhe freskët me reshje të kohëpaskohshme të shiut me intensitet të ndryshuar. Temperatura e ditës do të ulet dukshëm dhe do të jenë nën mesataren për këtë periudhë të vitit.