Moti sot do të jetë me diell dhe më i ftohtë, me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e fuqishme, ndërsa përgjatë Vardarit dhe në pjesët lindore erë e fuqishme veriperëndimore (në disa vende mbi 70 kilometra në orë). Temperatura minimale do të lëvizë prej 6 deri 15, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 13 deri 22 gradë Celsius.
Në Shkup mot me diell dhe vranësira të vogla deri mesatare lokale dhe me erë të fuqishme nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bie deri në 10, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë deri 22 gradë.
Nesër do të vazhdojë të fryjë erë e fuqishme, ndërsa përgjatë Vardarit dhe në pjesët lindore erë e fuqishme veriore me shpejtësi mbi 70 kilometra në orë. Pastaj në dy ditët e ardhshme moti do të jetë me diell me temperatura të ulëta të mëngjesit, ndërsa ato të ditës do të rriten gradualisht. Nga e enjtja priten reshje të reja të shiut kohë pas kohe më të dendura.