Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell. Pasdite në disa vende do të ketë kushte për reshje të shiut dhe do të fryjë erë e përforcuar.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 8 deri 15 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 22 deri 30 gradë Celsius.
Gjatë ditëve të ardhshme, moti pritet të jetë i ndryshueshëm. Paradite do të ketë diell, ndërsa pasdite vranësira dhe reshje të shiut. Temperaturat do të arrijnë deri në 27 gradë Celsius.