Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i vranët dhe më i ftohtë me reshje të kohëpaskohshme, të cilat në pjesët perëndimore dhe jugore do të jenë të rrëmbyeshme dhe të bollshme (mbi 50 l/m2). Në zonat malore reshjet do të jenë të borës, ku pritet të formohet shtresë e lartë e borës. Në pjesët juglindore do të ketë vetëm reshje shiu. Do të fryjë erë mesatare, kurse në zonat malore do të fryjë erë e fortë veriore. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -2 deri në 4, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 2 deri në 6 gradë.
Në Shkup vranësira me reshje të kohëpaskohshme shiu dhe bore, ndërsa në malet përreth borë. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi verior, e cila për pak kohë do të forcohet. Temperatura minimale do të zbresë deri në 2, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 4 gradë.