Moti sot do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të lehta deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 7 deri në 15 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 25 deri në 33 gradë Celsius.
Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të ulet në 13, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 33 gradë.