ot në vend pritet mot i ftohtë në orët e para të mëngjesit, me kushte për paraqitje të mjegullës nëpër lugina. Gjatë ditës moti do të jetë kryesisht me diell dhe me vranësira të vogla kalimtare.
Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi jugor, ndërsa temperaturat do të lëvizin nga -3 deri në 4 gradë Celsius në mëngjes, e deri në 16 deri 21 gradë gjatë ditës.
Në Shkup, mëngjesi do të jetë i ftohtë, ndërsa në disa pjesë të luginës mund të ketë mjegull të lehtë. Gjatë ditës pritet moti me diell dhe me vranësira të vogla, si dhe erë e dobët nga drejtimi juglindor.
Temperatura minimale në kryeqytet do të zbresë në 2 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 18 gradë Celsius. (INA)