Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare kryesisht nga drejtimi verilindor, parashikon HMRC. Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri në minus 13, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 7 gradë.
Mot i ngjashëm në Shkup, me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Fryn erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të arrijë në minus 6, ndërsa ajo e ditës do të arrijë në 3 gradë.