Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Paradite në disa lugina dhe lugina lumenjsh do të ketë mjegull. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugperëndimi.
Temperaturat minimale do të lëvizin në interval prej -3 deri në 3, ndërsa maksimalja prej 10 deri në 17 gradë. Në Shkup me diell me vranësira të vogla dhe erë të dobët jugperëndimore. Temperatura minimale do të zbresë deri në 0, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 11 gradë.
Nga pasditja e së enjtes do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme lokale shiu, ndërsa në male e në disa vende më të larta borë. Temperaturat ditore do të jenë në rënie.(INA)