Moti sot në Shqipëri
Dita e shtunë do të jetë me mot të qëndrueshëm dhe diell, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak në Shqipëri.
Temperaturat minimale do të jenë 9 gradë Celsius, ndërsa maksimale 29 gradë.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s. Valëzimi në det do të jetë 1-2 ballë.
Moti në Kosovë
Gjatë fundjavës pritet mot i nxehtë.Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të shtunën e të dielën temperaturat arrijnë deri në 28 gradë Celsius.
“Të shtunën parashihet të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperendimi e lehtë deri mesatare”.
Të dielën do të mbajë mot me diell dhe pjeserisht i vranët.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6 deri 10 gradë Celsis, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit me shpejtësi 1-3m/s”.
Maqedoni e Veriut
Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira lokale të lehta deri në mesatare.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të jetë 5 gradë, ndërsa maksimalja do të jetë 30 gradë.
Në Shkup, do të mbajë mot me diell dhe ngrohtë me erë të lehtë deri mesatare nga veriperëndimi.
Temperatura do të lëvizë nga 9 deri në 30 gradë. (INA)