Moti sot në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut

Picture of Ina Online
Ina Online

04/01/2025

Shqipëri

Sipas MeteoAlb, do të vijojë territori shqiptar nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke sjellë vranësira dhe reshje shiu e dëbore në pjesën më të madhe të vendit; më të theksuara në zonat veriore dhe Qëndrore.

Parashikohet që orët e mesditës dhe në vijim të sjellin dobësim gradual të vranësirave nga i gjithë territori i vendit duke rikthyer intervalet me kthjellime, por temperturat do të vijojë të ulen. Ndërkohë do të rikthehen sërish ngricat në akset rrugore në të gjithë zonën malore të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie më të paktën 3 gradë në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -5°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 13°C vlera më e lartë e cila pritet në qarkun e Durrësit dhe Fierit.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Verior – Verilindor; kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.

Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot moti parashihet të jetë kryesisht i vranët dhe vende-vende me kushte për riga shiu dhe reshje bore.

Temperaturat: minimale nga -6 deri në -3°C; maksimale nga -1 deri 2 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-5 m/s.

Maqedoni e Veriut

Moti sot në vendin tonë do të jetë me vranësirsa dhe me reshje të shtiu, ndërsa në viset malore me reshje të borës. Nga drejtimi verior do të fryjë erë e dobët deri në mesatare. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -2 deri në 5, ndërsa ajo maksimale do të arrij nga 4 deri në 10 gradë.

Në Shkup moti paradite do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe reshje shiu, ndërsa në viset më të larta me reshje bore. Do të fryjë erë mesatare deri nga drejtimi verior. Temperaturat do të lëvizin nga 1 deri në 6 gradë.

TË FUNDIT

Përplasja e ashpër mes Qokut dhe Apasievit në Kuvend

Bilall Kasami e konfirmon: Do të kandidoj edhe për një mandat në Komunën e Tetovës

Miratohet Ligji për Mbrojtjen e Fëmijëve, licencat edhe në shqip

Durmishi: Viti 2025, vit i projekteve të mëdha infrastrukturore!

“Nuk të prek më”, Egli përlotet pas diskutimit me Gjestin (Video)

Juli vjen me një deklaratë të rëndë për Eglin

ME TE LEXUARA

1

"Nuk të prek më", Egli përlotet pas diskutimit me Gjestin (Video)

LEXO MË SHUMË