Shqipëria
Ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.
Sipas parashikimeve, moti do të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa vranësira mesatare do të shfaqen kryesisht gjatë orëve të mesditës dhe pasdites në zonat malore të lindjes dhe juglindjes.
Në këto zona priten reshje lokale shiu me intensitet të ulët.
Era do të fryjë nga veriperëndimi me një shpejtësi mesatare deri në 6 metra për sekondë. Deti do të paraqitet i qetë, me valëzim të ulët, 1-2 ballë.
Kosovë
Në Kosovë sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 28-32 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit, me shpejtësi 1-5m/s.Indeksi i rrezeve ultraviolet do të jetë i lartë, prandaj rekomandohet shmangia e ekspozimit të drejtpërdrejtë në diell gjatë orëve të mesditës, nga ora 10:00 deri në 17:00.
Maqedonia e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe me vranësira. Pasdite në disa pjesë të vendit do të ketë kushte për reshje të shiut. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 9 deri 16, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 26 deri 25 gradë celsius.