Shqipëri
Orët e paradites do të paraqiten nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në Ultësirën Perëndimore ndërsa me vranësira dhe reshje të pakta shiu do të jetë moti në zonat malore.
Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të sjellin shtim të vranësirave duke sjellë momente me pika shiu në ultësirën perëndimore, ndërsa me rrebeshe shiu do të jenë zonat malore përgjatë kufirit Lindor.
Temperaturat e ajrit do të rriten si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Pukës deri në 25°C vlera maksimale e cila do të regjistrohen në qarkun e Vlorës.
Era do të fryjë e lehtë gjatë paradites, por mesatare pasdite duke arritur shpejtësinë mbi 30 km/h nga drejtimi Verior. Për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.
Maqedoni e Veriut
Moti sot do të jetë pjesërisht me vranësira dhe jostabili me shira dhe bubullima lokale të rastit. Temperatura minimale do të jetë në intervalin 4 deri në 10 gradë, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 15 deri në 23 gradë.
Në Shkup, do të mbajë mot pjesërisht i vranët, i paqëndrueshëm në disa pjesë të luginës në pasdite me shira të rrëmbyeshëm, bubullima, erëra të forta dhe kushte për breshër të izoluar. Temperatura minimale do të bjerë në 9, ndërsa maksimale do të arrijë në 23 gradë.
Moti sot në Kosovë
Kosovë
Instituti Hidrometeorologjik ka paralajmëruar se sot do të mbaj mot i vranët, por me intervale të diellit që do të ofrojnë disa momente të bukura nën rrezet e diellit. Vranësirat do të sjellin përsëri riga shiu, duke i bërë planifikimet e fundjavës pak më të ndërlikuara për ata që parashikojnë aktivitete në natyrë.
Temperaturat minimale do të ulen ndjeshëm, duke arritur nga 6 deri në 9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të luhaten prej 15-18 gradë Celsius.