Motorola po përgatit një telefon me kamerë 200 megapikselë

Motorola në periudhën e kaluar kishte shumë modele të suksesshme të telefonave që karakterizohen me performancë dhe çmim të shkëlqyeshëm. Kompania vazhdon në atë drejtim dhe dëshmi për këtë është se sapo janë prezantuar disa detaje për telefonin që do të ketë një kamerë me rezolucion deri në 200 megapiksel.

Kjo u njoftua në njoftimin e CEO të Lenovo, Yang Yuanking, duke treguar një foto të lentës së kamerës në plan të parë, me mesazhin se po vjen një epokë e re e fotografisë me celular. Edhe pse ai postim nuk thotë asgjë specifike, përmend një kamerë 200 megapikselë, me shumë mundësi me një sensor Samsung ISOCELL HP1.